“Midhja, mbretëresha e Butrintit” – Produkti i liqenit që po ”ushqen” turistët e huaj

Sociale | 2 vite më parë

Kjo batutë e shkëputur nga filmi  “Dy herë mat”, na kujton se sarandiotët  shahistë, që  mbretëreshën  e  tabelës e shahut  së shahut, e zëvendësuan me midhjen e liqenit të Butrintit. Kjo gjetje  u solli fat duke mundur dhe shahistin kampion, të ardhur ne province nga Tirana gjithë pompozitet. Sot kjo mbretëreshë zë vendin kryesor në tryezat e preferuara,  ku u shërbehet  mysafirëve  në pjatën  e kompozuar nga kuzhinierët vendas dhe  sjell të ardhura për ata që e kultivojnë dhe shërbejnë   Në ndalesën tonë në një nga restorantet e qytetit, Shef Kristi, fillimisht  tregon për midhjen “sote” që direkt nga ujërat e liqenit,  e freskët e “plot hijeshi”  u shërbehet klientëve.

“Midhje sote do të thotë direkt nga liqeni në pjatën tuaj e cila shoqërohet me pak limon”, tha shefi kuzhinës.

Në liqen rriten dhe lloje të tjera midhjesh, secila ka veçantinë dhe recetën e vet të gatimit,  dhe shijen e saj.

Shef Kristi nuk ka të ndaluar në shpjegimet e tij , pasi recetat janë të shumta dhe në menunë restorantit   nuk mungojnë   rizotot dhe linguinat  me midhje, apo midhjet e marinuara, gatime këto  shumë të  preferuara, sidomos nga vizitorët e huaj,  që e duan gatimin tradicional dhe midhjen e liqenit, e jo atë të importit dhe rezervateve.

Midhja e Liqenit të Butrintit është një specie e rrallë që kultivohet në ujrat e embla të liqenit dhe ka vlera ushqyese. Kultivimi dhe  tregtimi i saj po sjell të ardhura për bizneset që e servirin këtë ushqim tani si “mbretëreshën e tavolinës”.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme