Mihajloviç, rikthehet sëmundja

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Sinisa Mihajloviç do të shtrohet sërish në spital. Lajmin e ka dhënë vetë trajneri i Bolonjës, i cili ka theksuar se mjekët i kanë thënë që duhet të djekë një tjetër terapi.  “”Më duhet të ndërmarr një rrugë terapeutike kundër sëmundjes. Do të më duhet të largohem për një kohë, por shpresoj të kthehem shpejt” – kanë qenë fjalët e trajnerit të skuadrës kuqeblu. “Mjekët më këshilluan se duhet të përdorin një tjetër mënyrë mjekimi, jo si ajo e dy vite e gjysmë më parë. Tashmë duhet synuar që sëmundjen të mos e lemë të nisë fare. E mira tashmë është se jemi në fazën fillestare. Mjekët kanë parë se kjo sëmundje eshte shume e guximshme dhe po synon të kthehet”.

Ne fillim te javes tjeter Mihajlovic do të shtrohet në spital. Ndryshe nga herën e parë ai dhe mjekët janë më të qetë, pasi situata është në hapat e parë, ndaj mendojnë se do të duhet një kohë më e shkurtër për ta ndalur. “Do te më duhet të qëndroj larg skuadrës për disa ndeshje. Por kam instaluar gjithçka në dhomën e spitalit për t’i ndjekur stërvitjet dhe ndeshjet. E di që djemte nuk do te me zhgenjejnë, do te luftoj me ta dhe jam i sigurte se edhe ata do te luftojne per mua. Gjithashtu kërkoj nga tifozët e Bolonjës që t’i mbështesin dhe t’i ndihmojnë. Do të kthehem së shpejti me ekipin dhe me të gjithë ju” – ka thënë Mihajlovic.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme