Milan refuzon të paguajë 4 mln euro për Uokerin

Kajl Uoker nuk do të qëndrojë gjatë në Milano pasi Milani nuk ka pranuar për të paguar shifrën që vendosi me Sitin gjatë dimrit kur huazoi lojtarin në “San Siro”.
Sipas medieve italiane kuqezinjtë nuk do të paguajnë 4 milionë euro për shërbimet e Uokerit, i cili pritet që të rikthehet në “Etihad Stadium”.
Britaniku ishte larguar nga Anglia me qëllimin për të lënë pas telashet që kishte me bashkëshorten dhe të dashurën. Situata e vështirë e krijuar në Mançester e detyroi që të largohej drejtë Milanos, por tani duket se duhet të nisë të gjejë një tjetër ekip ku mund të luajë i qetë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



