Milani pranë akordit me Vlahoviç, Tare bën gati dhuratën për trajnerin Allegri

Futboll Bota | 11 muaj më parë

Me afrimin e merkatos së janarit shtohen edhe zërat për lëvizjet e mundshme, veçanërisht nga klubet e mëdha. Sipas “SPORT.es”, Milani është afër marrëveshjes me sulmuesin e Juventusit, Dushan Vlahoviç.

Bëhet fjalë në fakt për sezonin e ardhshëm. Drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, kërkon t’i dhurojë trajnerit Massimiliano Allegri sulmuesin që kërkonte që këtë sezon. Media spanjolle bën me dije se palët janë në rrugë të mbarë drejt akordit.

Vlahoviç, një sulmues me shumë eksperiencë, aktualisht është i dëmtuar. Allegri e pëlqen serbin, ndërkohë klubi kuqezi duhet të zgjidhë çështjen e Gimenez, i cili sipas të gjitha gjasave, do të largohet. Meksikani është jashtë prej një muaji e gjysmë për shkak dëmtimi dhe aventura e tij te Milani ka qenë larg pritshmërive.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme