Milano Cortina në RTSH/ Oftebro i pandalshëm, i dhuron Norvegjisë të artën e radhës

Evente Sportive | 9 muaj më parë

Emocione të mëdha ka dhuruar gara ekipore e sprintit të kombinuar nordik në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar.

Norvegjia, e udhëhequr nga Jens Luraas Oftebro, ka fituar medaljen e artë në këtë garë. Skiatori norvegjez ka kaluar në finish Eero Hirvonen, duke zbritur Finlandën e këtij të fundit në vendin e dytë në podium.

Medaljen e bronztë e ka fituar Austria, ndërsa Gjermania përfundoi pa asnjë medalje dhe me shumë zemërim për kontaktin vendimtar në fund të garës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme