Miller: Covid-19 vazhdon të na trembë

Moto GP | 5 vite më parë

Piloti i “Dukati”-t, Xhek Miller, ka deklaruar se infektimi me “Covid-19” dhe mundësia e mungesës së një gare për shkak të tij në 2022-shin është diçka “e frikshme” për të gjithë konkurrentët e këtij sezoni dhe i bën ata “nervozë”. Moto GP-ja pritet të organizojë sezonin me kalendarin më të gjatë, teksa janë rikthyer në  të Çmimi i Madh i Indonezisë dhe ai i Finlandës, të zhvilluar për herë të fundit përkatësisht më 1997-ën dhe 1981-shin, e kanë çuar numrin e garave në 21.

Dhe kjo përtej faktit se “Covid-19” cilësohet ende si një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndonëse kufizimet e udhëtimeve janë lehtësuar ndjeshgpm për skuadrat, që kanë përmbyllur testet parasezonale  në Indonezi dhe Malajzi gjatë këtij muaji. Ndonëse i gjithë ekuipazhi i skuadrave të Moto GP-së është vaksinuar, nuk kanë munguar infektimet edhe gjatë testeve, ndërsa vetë Milleri e kaloi “Covid-19”-ën në janar në shtëpi në Australi, çka e detyroi “Dukati”-n të shtynte prezantimin për sezonin e ri.

Por Milleri e pranon se epidemia do të vijojë të jetë e pranishme edhe këtë sezon, teksa thotë. “Jeta e askujt nuk është e lehtë në botë në këtë moment. Ndihmësi im u infektua edhe pse ai nuk ka shkelur asnjë rregull të protokollit shëndetësor. Por kështu po funksionojnë gjërat tani. Unë vetë u infektova teksa isha në fermën time.

Nuk kisha shkua askund tjetër, nuk kisha bërë asgjë tjetër dhe ja që u infektova. Kështu që mendoj se do të jetë e pranishme edhe këtë vit dhe për ne pilotët është diçka e frikshme, sepse të humbasësh një garë për shkak të kësaj, nuk është gjë e mirë”, – ka përfunduar piloti australian i “Dukati”-t, Xhek Miller.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme