Miller largohet nga Ducati

Moto GP | 4 vite më parë

Tashmë është zyrtare. Jack Miller i thotë lamtumirë Ducatit pas 5 sezonesh. Piloti australian do të garojë sezonin e ardhshëm me Ktm. Miller ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me shtëpinë austriake dhe do të ketë si shok skuadre Brad Binder në botërorin e ardhshëm të MotoGP. Menaxheri i Ktm, Francesco Guidotti është shprehur për ardhjen e Miller: “Do të jenë dy sezone entuziaste. I njoh mirë vlerat e Miller dhe besoj se ai do të na ndihmojë shumë në realizimin e projektit tonë”.

Ndërsa te Ducati, Miller, do të zëvendësohet nga një prej Jorge Martin e Enea Bastianini. Shtëpia e Borgo Panigales gjatë kësaj jave do të vendosë se cili pilot do të jetë përkrah Pecco Bagnaias për sezonin e ardhshëm të Moto Gp.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme