Ministri Andis Salla: Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor do të forcojnë fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë në Kolonjë

Aktualitet | 3 muaj më parë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një vizitë në Shoqërinë e Bashkëpunimit Bujqësor “ARRKO” në Kolonjë, së bashku me kryetarin e bashkisë, Erion Isai. Gjatë vizitës, ministri vlerësoi këtë model organizimi të fermerëve, i cili synon të bashkojë prodhuesit për të prodhuar, përpunuar dhe tregtuar së bashku produktet bujqësore.

Salla bëri të ditur se, mbi modelin e SHBB-së “ARRKO”, do të ngrihet edhe Shoqëria e Bashkëpunimit Bujqësor për ringritjen e pikës së grumbullimit në qytetin e Ersekës. Sipas tij, kjo nismë do të krijojë më shumë mundësi për fermerët e zonës, duke rritur vlerën e produkteve vendase dhe duke përmirësuar aksesin në treg.

Ministri theksoi se përmes Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor, fermerët forcojnë pozitën e tyre në treg dhe përfitojnë mbështetje të plotë nga Skema Kombëtare, ku këto shoqëri kanë përparësi dhe financohen të parat me 100%.

Gjatë takimit u diskutua edhe nisma “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, e cila synon t’u krijojë fermerëve dhe sipërmarrësve mundësi për të zgjeruar aktivitetin, për të rritur kapacitetet përpunuese, për të shtuar vlerën e produkteve dhe për të forcuar konkurrueshmërinë e sektorit agro-ushqimor.

“Bashkë me Kryetarin Erion Isai, vizituam Shoqërinë e Bashkëpunimit Bujqësor “ARRKO”, e krijuar në kuadër të nismës për organizimin e fermerëve sipas produkteve prioritare në çdo bashki, një model që synon të bashkojë fermerët e Kolonjës për të prodhuar, përpunuar dhe tregtuar së bashku. Diskutuam gjithashtu që, mbi modelin e kësaj SHBB-je, do të ngrihet edhe Shoqëria e Bashkëpunimit Bujqësor për ringritjen e pikës së grumbullimit të qytetit të Ersekës, duke krijuar më shumë mundësi për fermerët e zonës dhe duke rritur vlerën e produkteve vendase.

Përmes Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor, fermerët jo vetëm që forcojnë pozitën e tyre në treg, por përfitojnë edhe mbështetje të plotë përmes Skemës Kombëtare, ku SHBB-të prioritizohen dhe financohen të parat me 100%. Diskutuam gjithashtu mbi nismën “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, e cila u krijon fermerëve dhe sipërmarrësve mundësi të investojnë në zgjerimin e aktivitetit, rritjen e kapaciteteve përpunuese, krijimin e më shumë vlerës së shtuar dhe forcimin e konkurrueshmërisë së sektorit agro-ushqimor”, shkruan ministri në rrjetin e tij social.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme