Ministri Blendi Gonxhja takohet me Kryepeshkopin Joan: Në qendër të vëmendjes pavarësia ekonomike, trashëgimia kulturore dhe fuqizimi i kapaciteteve misionare

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Blendi Gonxhja, zhvilloi sot një takim me fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi.
Në një reagim në rrjetet sociale, Gonxhja shkruan se u “U takova me Kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturinë e tij Joanin, për një bashkëbisedim të çmuar mbi rëndësinë e aseteve dhe pavarësisë ekonomike në fuqizimin e kapaciteteve misionare.
“Midis fjalëve të tij frymëzuese dhe urtësisë, folëm dhe ndamë ide për përditësimin e bashkëpunimit me theks trashëgiminë kulturore, objektet monumentale si dhe çështjet humane e sociale.”
Gjithashtu ministri ka shprehur gatishmërinë e MEKI dhe vlerësimin për kontributet e derisotshme, duke nisur punën menjëherë për projektet në vijim.
“Mes vrapit të përditshëm ishte një ndalesë shpirtërore me shumë vlerë.”-mbyll mesazhin e tij ministri.
/rtsh.,al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




