Ministri Çuçi, i dorëzon zyrën pasardhëses së tij, Milva Ekonomi

Politikë | 6 vite më parë

Ministri Bledi Çuçi, i ka dorëzuar pasardhëses së tij Milva Ekonomit, zyrën në Ministrinë e Bujqësisë. Ekonomi është zyrtarisht ministrja e re e Bujqësisë, ndërsa gjatë mesazhit të saj të parë u shpreh se do të jetë  gjithmonë e gatshme për të dëgjuar e konsultuar  me bashkëpunëtorët e saj në çdo rast.

“Gjatë marrjes së detyrës nga Bledi Çuçi, u njoha më në detaje me punët e realizuara, por edhe me ata të planifikuara për vitin që vjen. Me ketë rast i sigurova bashkëpunëtorët e mi, se do ta jem gjithmonë e gatshme për t’i dëgjuar e konsultuar në çdo rast për procese të rëndësishme që kanë në fokus rritjen e qëndrueshme të produkteve bujqësore dhe përafrimin me praktikat më të BE, për një Bujqësi Europiane”, shkruan ministrja e re e Bujqësisë Milva Ekonomi.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme