Ministri gjerman: Emmanuel Macron ka të drejtë për sovranitetin, Franca duhet të rrisë mbrojtjen

Botë | 9 muaj më parë

Franca duhet të shtojë shpenzimet për mbrojtjen e saj për t’i transformuar thirrjet për sovranitet evropian në kapacitetet konkrete. Kështu u shpreh në një intervistë radiofonike Ministri gjerman i Mbrojtjes Johann wadephul, i cili theksoi se presidenti francez Emanuel Macron ka të drejtë kur bën thirrje për një sovranteitet europian, por gjithsesi duhet të veprojë sipas asaj që thotë në vendin e tij.  Deklarata e Ministrit gjerman të Mbrojtes vjen në një kohë që kombet evropiane janë nën presion të zhvillojnë aftësitë dhe kapacitetet për të mbrojtur veten më mirë pasi po shtohet mungesa e interesit të SHBA-së për sigurinë e kontinetit të vjetër dhe dyshimet për soliditetin e aleancës së NATO-s. Megjithëse shtetet anëtare të aleancës më të madhe ushtarake në botë u zotuan vitin e shkuar se deri në 2025-ës do t’i shtonin shpenzimet për mbrojtjen deri në 5 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, Wadephul u shpreh se deri tani nuk ka patur përparim në këtë drejtim.

“Për fat të keq, përpjekjet e Republikës Franceze kanë qenë të pamjaftueshme për të arritur deri tani një gjë të tillë. Edhe Franca ka nevojë që të bëjë atë që po bëjmë ne”, theksoi Wadephul. 

Vitin e shkuar, Gjermania përjashtoi pjesën më të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen nga limitet debitore, që janë të parashikuara nga Kushtetuta dhe buxheti aktual parashikon që Berlini të shpenzojë më shumë se 500 miliardë euro për mbrojtjen nga viti 2025 deri në 2029-ën. Franca ka pak hapësirë për të manovruar pasi ka barrën e tretë më të lartë të borxhit në Bashkimin Evropian si përqindje e PBB-së, pas Greqisë dhe Italisë, pothuajse dyfishin e kufirit prej 60 për qind të përcaktuar në traktatet e BE-së.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme