Ministri Gogu nga Berlini: Reforma e drejtësisë që po ndërtojmë nuk është vetëm kërkesë europiane, është vazhdim i thirrjes shumë më të vjetër dhe më thelbësore

Aktualitet | 5 muaj më parë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka nënvizuar rëndësinë e konsolidimit të Reformës në Drejtësi gjatë një vizite në Berlin.

Në një postim në rrjetet sociale, Gogu ndau një reflektim nga vizita e tij në Neues Museum, duke e lidhur simbolikën e drejtësisë me rrënjët e saj historike.

Ministri theksoi se Reforma në Drejtësi përfaqëson jo vetëm një angazhim ndaj standardeve europiane, por edhe një vlerë themelore për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe forcimin e institucioneve demokratike në vend.

“Midis takimeve në Berlin, një moment në Neues Museum. Peshorja e drejtësisë, simboli i njohur në gjykatat tona i ka rrënjët 4,000-vjeçare këtu, në konceptin egjiptian të Ma’at: e vërteta, barazia, rendi. Reforma e drejtësisë që po ndërtojmë nuk është vetëm kërkesë europiane. Është vazhdim i asaj thirrjes të brendshme shumë më të vjetër dhe më thelbësore, bindjes se shteti pa drejtësi nuk është shtet”, shkruan Gogu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme