Ministri Gogu pas vendimit të Hagës: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, asnjë vendim gjykate nuk e ndryshon këtë

Kosovë | 1 orë më parë

Ministri i Drejtësisë e quan vendimin për Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin një moment të rëndë për Kosovën dhe shqiptarët kudo

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Ai e ka quajtur vendimin një moment të rëndë për Kosovën, për shqiptarët kudo që janë dhe për botën mbarë.

“Sot mendja jonë është te ata që luftuan për liri dhe te të gjithë ata që e paguan atë liri me jetën e tyre,” u shpreh Gogu.

Ministri theksoi se karakteri i luftës së UÇK-së nuk vihet në pikëpyetje nga vendimi gjyqësor. “Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë. Asnjë vendim gjykate nuk e ndryshon këtë të vërtetë historike,” tha ai.

“Në këtë ditë të vështirë, mendimet e mia janë me qytetarët e Kosovës,” përfundoi deklarata e ministrit”

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme