Ministri Gonxhja: Kanë nisur përgatitjet e kantierit për restaurimin e Xhamisë së Muradies në Vlorë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ka njoftuar nisjen e përgatitjeve të kantierit për restaurimin e Xhamisë së Muradies, një prej monumenteve më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri. Sipas ministrit, ky projekt synon ruajtjen dhe restaurimin e këtij monumenti me vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe kulturore. Punimet do të nisin së shpejti sipas standardeve bashkëkohore të konservimit, duke respektuar autenticitetin e monumentit.
“Kanë nisur përgatitjet e kantierit, nën mbikëqyrjen e DRTK Vlorë, për restaurimin e Xhamisë së Muradies, një prej monumenteve më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri. Projekti, i hartuar nga IKTK në bashkëpunim me TİKA, synon ruajtjen dhe restaurimin e këtij monumenti me vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe kulturore. Punimet do të nisin së shpejti sipas standardeve bashkëkohore të konservimit, duke respektuar autenticitetin e monumentit”, shkruan ministri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




