Ministri i Mbrojtjes: Izraeli do të vazhdojë aksionin ushtarak kundër Hezbollahut në Liban

Botë | 2 vite më parë

Aksioni ushtarak izraelit kundër Hezbollahut në Liban do të vazhdojë. Kjo u bë e ditur të enjten nga ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

“Qëllimi ynë është të sigurojmë kthimin e sigurt të komuniteteve veriore të Izraelit në shtëpitë e tyre. Me kalimin e kohës, Hezbollahu do të paguajë një çmim në rritje”, tha ai në  një deklaratë  gjatë takimit me komandantët ushtarakë.

Ushtria izraelite goditi të enjten objektivat e Hezbollahut në Liban dhe Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se gjenerallejtënant Herzi Halevi, shefi i shtabit të përgjithshëm, “përfundoi miratimin e planeve për arenën veriore”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme