Ministria e Jashtme e Iranit: Do dokumentojmë krimet e SHBA-së dhe Izraelit

Botë | 2 muaj më parë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, ka deklaruar se Teherani duhet të përdorë më shumë organizatat joqeveritare (OJQ) për të dokumentuar ato që ai i quajti krime të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, me qëllim që ato të përdoren eventualisht në gjykatat vendase dhe ndërkombëtare.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me kryetarin e Organizatës Kombëtare për Çështjet Sociale të Iranit, Baghaei tha se qeveria mban kontakt të rregullt me “shoqatat e miqësisë” dhe i ndihmon ato që të angazhohen me audiencat jashtë vendit përmes diplomacisë, diplomacisë publike dhe punës kulturore.

Ai theksoi se ndikimi i sanksioneve të SHBA-së dhe të vendeve të tjera perëndimore mbi jetesën e njerëzve, mbi ilaçet dhe shëndetin është ndër çështjet që këto grupe mund të nxjerrin në pah.

Ai shtoi gjithashtu se Teherani mbështet pjesëmarrjen e tyre në organet ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së.

“Krimet e kryera nga Shtetet e Bashkuara në Minab, Lamard dhe Qeshm janë vetëm tre shembuj. Këto krime janë të shumta dhe të ndryshme, dhe ato duhet të dokumentohen”, u shpreh Baghaei.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme