Ministrja Koçiu inspekton kushtet higjieno-sanitare në Golem

Sociale | 2 vite më parë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe drejtori i ISHSH Tiranë, Kliton Leka inspektoi të martën vijën bregdetare të Golemit, ku taskforca e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor vijon monitorimin e kushteve higjieno-sanitare në të gjithë vijën bregdetare.

Taskforca po kryen inspektime të rregullta në hotele, plazhe dhe pishina për të garantuar pastërti dhe siguri për pushuesit vendas dhe të huaj. Ministrja Koçiu në fjalën e saj theksoi se, “strukturat akomoduese kanë përgjegjësinë për të siguruar higjienën dhe pastërtinë e tyre”.

“Është e domosdoshme që të jemi të gjithë bashkë në këtë proces për të garantuar shëndetin publik dhe një eksperiencë të këndshme për të gjithë vizitorët”, u shpreh ajo.

Për të siguruar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm, ministrja Koçiu bëri thirrje për angazhim të përbashkët dhe respektimin e standardeve të higjienës dhe pastërtisë nga të gjitha strukturat që ofrojnë shërbime për pushuesit. Që nga ngritja e taskforcës janë inspektuar rreth 2961 struktura akomoduese, përfshirë restorante dhe pishina.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme