Ministrja Spiropali vizitë në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Politikë | 8 muaj më parë

Ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të institucioneve shtetërore.

Vizita do të nisë në orën 10:00 me një takim me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Pas takimit, dy homologët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Në orën 12:00, ministrja Spiropali do të pritet nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në kabinetin e saj.

Agjenda do të përmbyllet me takimin e orës 12:30 me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vizita pritet të shërbejë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, me theks të veçantë në koordinimin e politikës së jashtme, proceset e integrimit evropian dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme