Minoriteti rom dhe egjiptian, në Elbasan do të vijojnë projektet e integrimit përmes arsimit dhe punësimit

Sociale | 2 vite më parë

Arsimim dhe punësim të të  rinjve dhe grave nga shtresat në nevojë dhe komunitetet vulnerabil është premtimi që do të vijojë të mbahet nga bashkia Elbasan e cila ka dhe mbështetjen BE-së dhe Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”:

30 të rinj të tjerë nga komunitetet rome dhe egjiptiane janë përfitues të bursave për arsimim e kjo do të thotë integrim në tregun e punës në të ardhmen dhe kontribut për shoqërinë.

Projekti ka nisur para dy vjetësh dhe ka pasur rezultate të suksesshme. Këtë vit, projekti vjen me një risi, duke integruar të rinjtë dhe prindërit që duan të punojnë.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme