Miqësore, Kombëtarja shqiptare U-14 barazon me Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja | 1 vit më parë

Kombëtarja shqiptare U-14 luajti ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut. Takimi i luajtur në Ohër, në stadiumin “SRC Biljanini Izvori”, u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Trajneri Francesco Vitobello e nisi takimin me këtë formacion titullar: Flori Zeka (GK), Kevin Kerxhaliu, Kevin Muharremi, Denian Avdylaj, Deni Duka, Aleksandros Shofiti, Santjago Perkola, Elio Tavani, Aleks Basho, Alesio Gjomarkaj, Elez Elqeni (C).

Në pjesën më të madhe të lojës, ndeshja ishte e barabartë. Të dyja ekipet tentuan të gjenin rrugën e rrjetës, por sfida nuk prodhoi asnjë gol.

Mundësitë më të mira për shënim për Kombëtaren kuqezi erdhën në fraksionin e dytë, ku trajneri Vitobello kreu disa zëvendësime. U aktivizuan edhe Mehmeti, Sakaj, Ramadani, Ndoj, Sijoni, Bahushi dhe Meço. Në fund, ndeshja u mbyll 0-0.

Mbyllen këtu dy ndeshjet miqësore të Kombëtares shqiptare U-14. Të dyja takimet ndaj Maqedonisë së Veriut U-14 u mbyllën në barazim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme