“Miss Shqipëria 2025” mbyll turin në jug të vendit, destinacioni final është Tirana

Kulturë | 1 vit më parë

Eventi më jetëgjatë i bukurisë shqiptare, “Miss Shqipëria 2025”, ka mbyllur sot me sukses edhe etapën e tretë dhe të fundit të turit turistik, dedikuar realizimit të videove për natën finale.

Nën moton “Det”, 25 finalistet vizituan dhe u filmuan në disa nga perlat e bregdetit të jugut, Sarandë, Borsh, Himarë, Qeparo e Porto Palermo duke sjellë përmes kamerës bukuritë e jashtëzakonshme të rivierës shqiptare dhe ujërave kristaltë të Jonit.

Organizatorët e “Deliart Association” e konsiderojnë këtë tur ndër më të suksesshmit në 27 vite histori të eventit, si për nga dinamika artistike, ashtu edhe për zhvillimin e ndjeshëm të infrastrukturës turistike në jug të vendit.

Finalistët përjetuan udhëtime detare, vizita kulturore dhe momente argëtimi në bare e restorante buzë detit. Ndalesë e veçantë ishte kalaja e Porto Palermos, aty ku në vitin 2022 u shpall “Miss Shqipëria” Drita Ziri.

Pas këtij turi, destinacioni final është Tirana, ku më 18 qershor, në Amfiteatrin e Liqenit, do të zhvillohet nata finale e edicionit 2025, për të zbuluar kush do të kurorëzohet mbretëresha e këtij viti.

Gazetare: Katerina Kule

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme