“Miss Shqipëria 2025” – Ndahen disa nga çmimet, mes tyre edhe përfaqësuesja e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

“Miss Shqipëria 2025” nisi ndarjen e çmimeve të para duke vlerësuar elegancën dhe vlerat që përcjellin 25 bukuroshet finaliste.
Në një mbrëmje plot emocion, juria e përbërë nga emra të njohur të botës së artit, medias dhe estetikës – Meriadian Ramcaj, Zjamina Vasjari, Ledian Çelo, Kiara Tito, Eraldo Rexho, Helidon Haliti, Anila Basha, Greta Lila dhe Klea Llagonia – ndau çmimet e para të këtij edicioni:
“Trupi më i bukur” – Juna Latifi, konkurrentja me numrin 4.
“Miss Buzëqeshja” – Elsina Canaku, konkurrentja me numrin 5.
“Miss Elite” – Dea Hila, konkurrentja me numrin 20, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare të bukurisë.
“Miss Miqësia” – Xholin Xhabeu, konkurrentja me numrin 12, e votuar nga vetë 25 finalistet për shpirtin e saj bashkëpunues dhe pozitiv.
“Miss Elegance” – Bleona Beqiraj, konkurrentja me numrin 8.
“Miss Fotozhenia” – Eloisa Llupo, konkurrentja me numrin 2.
“Miss Social-Media” – Dajana Elmasllari, konkurrentja me numrin 23.
“Çmimi i publikut” – Kleja Sulejmani, konkurrentja me numrin 3, e cila u zgjodh përmes votimit online nga publiku duke marrë 22.6 % të votave.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




