Mohohet vdekja e Mino Raiola: Është rëndë, por ende gjallë

Mino Raiola, agjenti i disa prej futbollistëve më të mirë në botë dhe një nga mbretërit e njohur të tregut të transferimeve, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin San Raffaele në Milano, por “ende gjallë dhe lufton”. Këtë e ka bërë të ditur José Fortes Rodriguez, krahu i djathtë i Raiolës, duke mohuar zërat për vdekjen e prokuratorit përpara se lajmi të konfirmohej edhe nga profesori Zangrillo, i njësisë së Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv të spitalit të Milanos.
Ai ka qenë protagonist i shumë operacioneve milionerësh duke filluar nga kalimi i Ibrahimovic nga Interi te Barcelona në 2009 tek ai i Mario Balotellit te Manchester City, Paul Pogba fillimisht te Juventusi dhe më pas te Manchester United dhe vitet e fundit deri te kalimi i Haaland nga Salzburgu te Borussia Dortmund dhe de Ligt nga Ajax te Juventusi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




