“Mokra n’fest”, Edicioni i 5-të ndalet në Potkozhan

Sociale | 2 vite më parë

Për të 5-tin vit radhazi është zhvilluar Mokra n’Fest, një organizim që mblodhi bashkë mokrarët dhe jo vetëm. Aktiviteti promovues këtë vit ndalesën e pati në fshatin Potkozhan, fshat i cili ka nxjerrë figura të shquara dhe ka pjesë të tij asete mjaft të veçanta kulturore e historike.

Mes natyrës së bukur, monumenteve të kulturës, valleve, këngëve, ushqimeve tradicionale,  për të 5-tin vit radhazi Mokra n’Fest, mblodhi bashkë mokrarët dhe jo vetëm. Aktiviteti promovues që ka udhëtuar në fshatra të ndryshëm të krahinës së njohur këtë vit ndalesën e pati në fshatin Potkozhan, fshat i cili sipas historianit Ledjan Zeqollari ka nxjerrë figura të shquara dhe ka pjesë të tij asete mjaft të veçanta kulturore e historike

Historiani Ledjan Zeqollari, u shpreh për RTSH se fshatin Potkozhan ka figura të rëndësishme historike sikurse është At’ Jovan Vako i cili ka hapur shkollën e parë shqipë në këtë fshat, Stefan Gegprifti apo dhe vëllezërit Zeografi janë me origjinë nga ky fshat. 

Një nga figurat historike e këtij fshati është Maro Mokra, siç njihet nga banorët e zonës, “Gruaja e Hekurt e Mokrës”.

E mbesa e saj tregon dashurinë që luftëtarja kishte për zonën e Mokrës

Marjeta Silo, Mbesa e Maro Mokrës tha se “ ajo ka qenë patriote e madhe dhe trime duke e mbështetur LANÇ

Festa ka për qëllim që edhe  turistët e huaj ta njohin Mokrën dhe vlerat e saj, e të tillë nuk munguan.

“Unë vij nga Amerika. Unë e dua Pogradecin dhe këtë zonë. Me pëlqen shumë mikpritja, vallet, dola të ble disa gjëra. Nuk kam qenë kurrë më parë këtu por do vij përsëri. Është shumë bukur“

Mokra n’Fest u zhvillua për dy ditë me radhë ku pati pjesë të vetën edhe kampingun, ecjen dhe fjetjen në natyrë, është festa e cila më tepër sesa vallet e këngët, natyrën, kërkon të promovojë Mokrën dhe të “thërrasë” për vëmendje të institucioneve qendrore ndaj kësaj zone.

 

 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme