Monaco tërbon Chelsea! Pranon ofertën 55 milionë euro për Camara, pastaj ndryshon mendje

Futboll Bota | 2 muaj më parë

Zhvillime interesante ditën e fundit të merkatos në aksin Monaco-Londër. Chelsea ka humbur Lamine Camara, çka ka shkaktuar zemërim të thellë te drejtuesit e klubit anglez.

Dukej gjithçka e mbyllur për transferimin në “Stamford Bridge” të 21-vjeçarit senegalez, mesfushorit që do të zëvendësonte Enzo Fernandez të shitur te Manchester City nga Chelsea.

Klubi nga principata, pasi dha miratimin për një ofertë prej 55 milionë eurosh, ndryshoi mendje dhe vendosi ta mbajë futbollistin, i cili kishte kryer edhe vizitat mjekësore te Chelsea. Një situatë pak absurde për klubin e Premier League, që tashmë e ka shumë të vështirë të mbushë “gropën” që la Fernandez.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme