Monopatinat dhe mjetet elektrike, ndryshimet në Kodin Rrugor përfshijnë kaskën, sigurimin dhe targat

Aktualitet | 5 muaj më parë

Modele evropiane që rregullojnë qarkullimin e monopatinave por edhe mjeteve të tjera elektrike po shihen të rregullohen në kodin rrugor. Qeveria po punon për rregullimin e qartë dhe ka ngritur një grup pune, ndërsa opozita ka dhënë propozimet e saj.

Për dy ligjvënësit, demokratin Kliti Hoti dhe Erlad Kapri i cili prej 6 muaj ka dërguar në kuvend nismën ligjore ndalimi i dhënies së monopatinë ka ndëshkuar në jetën e përdoruesve dhe si model, ai propozon variantin austriak.

“Projektligji që unë kam propozuar është një projektligj i variantit austriak, para një muaji e rregulloi edhe Italia dhe ka vendosur 3 element, kaskën, një mini targë dhe një mini siguracion”, u shpreh Kliti Hoti.

Por edhe qeveria ka propozimet e saj dhe sipas zv. ministrit të brendshëm, Qefaliaj, drafti është gati.

“Ne nuk jemi kundër zhvillimit apo kundër përdorimit të këtyre mjeteve por jemi këtu për të siguruar jetën e qytetarëve në mënyrë që të ketë rregulla fikse në këtë drejtim”, tha Qefaliaj.

Ndryshimet në Kodin Rrugor për monopatina por edhe mjetet të tjera elektrike nga të dy kahet politike kanë qasje me vende evropiane dhe me përfitime, si ulje të shpenzimeve, ulje së barrës financiare për familje dhe bizneset, një mjedis i pastër për shëndetin por edhe reduktim i emetimeve CO2.

Projektligji për disa shtesa ne kodin rrugor me propozimet e dy deputeteve te opozitës, Kliti Hoti dhe Erald Kapri do të kalojnë për shqyrtim në të gjitha komisionet parlamentare, ndërsa drafti i qeverisë pritet të hidhet në publik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme