Mori pjesë në turneun “show” të Djokovic, tenisti del pozitiv

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Tenisti bullgar Grigor Dimitrov, aktualisht numri 19 në botë, ka dalë pozitiv me Covid-19. Lajmin e konfirmoi vetë tenisti në rrjetet sociale, duke shtuar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Dua të njoftoj fansat e mi se kam rezultuar pozitiv me koronavirus, gjatë një tesit të kryer në Mynih. Dua të lajmëroj të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me mua këto ditë që të kryejnë testin anti-Covid dhe të marrin masat e sigurisë”, tha Dimitrov.

“Më vjen keq për çdo problem që mund të kem shkaktuar. Jam në shtëpi dhe po rikuperoj. Faleminderit për mbështetjen dhe ndiqni këshillat për të qenë të sigurt”, tha Dimitrov.

Tenisti mori pjesë në turneun “show” të organizuar nga Novak Djokovic, “Adria Summer Tour” dhe luajti ndaj Borna Coric. Turne u ndërpre menjëherë dhe u anullua.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme