Mosbindja Civile, policia shoqëron protestuesit, deputeti i PD: Duan të krijojnë frikë e terror

Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka reaguar për shoqërimin e protestuesve dhe drejtuesve të degëve të Partisë Demokratike pas protestës së ditës së djeshme, ku u bllokuan rrugët në disa qytete të vendit.
Shehu thekson se shoqërimi i deputetëve të opozitës dhe protestuesve bëhet për të krijuar frikë e terror, ndërsa shtoi se asgjë nuk mund ta ndalojë zemërimin e njerëzve të lënë në varfëri dhe pa të drejta.
“Terrori komunist në veprim! Në Qarkun e Gjirokastrës fillojnë të thërrasin në Komisariatet e policisë grupe protestuesish të mbrëmshëm.
Drejtues të degëve të PD deri te tjerë qytetarë, që me vullnet të lirë protestuan ndaj këtij regjimi! Për të krijuar terror e frikë! Për asgjë nuk mund të ndalojë tashme protestën e zemërimin e njerëzve, të lënë në varfëri, të shkelur në të drejtat e tyre themelore.
I siguroj se ky aksion politik për liri të të gjithëve, të liderit tonë Sali Berisha, demokraci, mirëqenie etj., do vazhdojë të shkoje në ngritje deri në shembjen e regjimit! Ndal revanshit komunist!”, shkruan Shehu në reagimin e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




