Mot i kthjellët në gjithë vendin, vranësira kalimtare në mesditë e pasdite

Aktualitet | 8 muaj më parë

Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në mesditë dhe pasdite do të shfaqen vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s.

Valëzimi në det pritet të jetë i qetë, me valëzim të forcës 1 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme