Moti apokaliptik në Valencia, mes viktimave edhe ish-lojtari

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Rajoni i Valencias prej ditësh u godit nga kushtet e vështira atmosferike, të cilat kanë lënë pasoja të rënda. Dëmet materiale për momentin kanë dalë në plan të dytë pasi numri viktimave ka arritur deri në 158.

Mes tyre është edhe ish-futbollisti i Valencias, Jose Castillejo. Trupi i pajetë i 28-vjeçarit është gjetur në orët e fundit.

“Me keqardhje lajmërojmë largimin e parakohshëm nga jeta të Jose Castillejo, i cili është mes viktimave të fatkeqësisë natyrore që ka prekur ditët e fundit rajonin tonë. Ai ishte pjesë e Akademisë së klubit dhe ka luajtur për disa ekipe në Komunitetin e Valencias”, shkroi skuadra mëngjesin e sotëm në një komunikatë për mediet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme