Moti/ Dita do jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare, ja sa do shkojnë temperaturat sot

Për ditën e sotme (1 shtator) moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore – malore të vendit në orët e mesditës deri ne pasdite.
Sipas SHMU-së, do të ketë prezencë të reshjeve të shiut me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje të territorit në orët e mesditës e pasdite. Po ashtu do ketë prezencë të lartë të grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër.
Era parashikohet të fryjë me drejtim Veriperëndim-verilindje.me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.
Valëzim në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.






