Moti/ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, reshje shiu në disa zona

Aktualitet | 2 muaj më parë

Ditën e sotme (15 shtator) pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e lokalisht të dendura, më të theksuara në zonën lindore e jug të vendit.

Vranësirat e dendura në relievet kodrinore –malore në lindje jug do të shoqërohen me reshje lokale dhe afatshkurtra shiu, si dhe shtrëngata të izoluara gjatë orëve të mesditës e pasdites.

Era, do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s.

Valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme