Moti- Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu

Aktualitet | 5 muaj më parë

Ditën e sotme (4 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës. Pas orëve të mesditës mot me alternime kthjellimesh e vranësirash ndërsa pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente prej orëve të para të 24-orëshit deri në mëngjes me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa pjesa tjetër e territorit me intensitet të ulët. Gjatë ditës reshjet parashikohen me intensitet të ulët hera-herës shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore. Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje graduale e reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme