Moti i keq në Sao Paulo: shtyhen kualifikueset, priten të dielën

Formula 1 | 2 vite më parë

Shiu i rrëmbyeshëm dhe i pandërprerë, provat zyrtare për Çmimin e Madh të Brazilit të planifikuar fillimisht për orën 15:00 me orën lokale(19:00)  u anuluan dhe u shtynë për të dielën në mëngjes pas gati dy orësh shtyrje të vazhdueshme, duke pritur për një përmirësim që nuk arriti në kohën e duhur që ato të zhvilloheshin para se të binte errësira në cirkuitin brazilian.

FIA dhe Formula 1 u përpoqën të korrigjonin situatën duke dërguar automjete shërbimi dhe, në disa raste, Makinën e Sigurisë për të kontrolluar kushtet e cirkuitit. Megjithatë, shiu nuk lejoi kurrë që situata të bëhej e favorshme për zhvillimin e kualifikueseve.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme