Moti i keq- Policia Rrugore thirrje drejtuesve të mjeteve: Bëni kujdes, ulni shpejtësinë

Policia Rrugore u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes në lëvizjet e tyre për shkak të motit të keq, që është i shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Policia Rrugore bën apel ndaj drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.
Gjithashtu, Policia Rrugore bën të ditur se deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar, ndërsa njofton se “në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”.
“Apel për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve. Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit me reshje shiu dhe në disa zona malore me reshje dëbore.
Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës, si dhe për pastrimin nga rënia e inerteve në zonat me intensitet të lartë të reshjeve të shiut . Deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore , të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e Policisë Rrugore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




