Moti për ditën e sotme do jetë me kthjellime dhe temperatura të larta

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme (22 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e jugut do të ketë alternime vranësirash kalimtare.
Era do të fryj me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitoj shpejtësi 9m/s, e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës1-2 ballë.
Temperaturat e regjistruara:
Në zonat malore 13 deri 31°C
Në zonat e ulëta 15 deri 35°C
Në bregdet 18 deri 33°C
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




