Moti për sot, kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme

Moti | 2 muaj më parë

Vendi pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme në pjesën e parë të ditës së sotme, të cilat do të sjellin kthjellime dhe intervale të gjata me diell në pjesën më të madhe të territorit, me dominim përgjatë vijës bregdetare.

Sipas sinoptikanëve, duke filluar nga orët e mesditës dhe gjatë pasdites, pritet një zhvillim i vranësirave kryesisht përgjatë relieveve kodrinore dhe malore në lindje të vendit. Këto vranësira do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu me intensitet të ulët.

Treguesit Meteorologjikë:

Temperaturat: Termometri do të shënojë një rënie të theksuar të vlerave termike.

Temperaturat minimale do të zbresin deri në 15°C në zonat malore, ndërsa ato maksimale parashikohet të arrijnë deri në 35°C ose 36°C në zonat e ulëta dhe në kryeqytet.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi dhe jugperëndimi, me një shpejtësi mesatare 3 m/s. Forca e erës pritet të jetë më e ndjeshme përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore të vendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme