Moti sot i kthjellët dhe me temperatura të larta

Aktualitet | 1 vit më parë

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë i kthjellët pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore të vendit kryesisht gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryj me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 9m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitoj shpejtësi 17 m/s, e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat e regjistruara:

Në zonat malore 16 deri 36 °C                                                                                                                                                          

Në zonat e ulëta 17 deri 39 °C                                                                                                                                                                

Në bregdet 21 deri 36°C

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme