Moto GP, fitore historike e Bastianinit

Moto GP | 5 vite më parë

Enea Bastianini fiton Çmimin e Madh të MotoGp të Katarit. Në cirkuitin e Losail, piloti i Ducati fitoi garën e tij të parë të karrierës në klasën më të lartë, përpara afrikano-jugor Brad Binder (Ktm) dhe spanjoll Pol Espargaro (Honda).

Mbyll Top-5 Marc Marquez, i cili vendoset mes Aleix Espargaro (Aprilia) dhe Joan Mir (Suzuki). Asgjë për të bërë për Francesco Bagnaia, i cili me Ducati-n e tij bie në kontakt me Jorge Martin (Pramac) dhe largohet nga pista pa pasoja fizike.

Nga ana tjetër, kampioni i botës në fuqi, Fabio Quartararo, fiton disa pikë në debutimin e tij të sezonit me vendin e nëntë. Vendi i njëmbëdhjetë për Yamaha-n tjetër të Franko Morbidelli dhe vendi i katërmbëdhjetë për Andrea Dovizioso.

Klasifikimi

  1. Bastianini
  2. Binder B.
  3. Espargaro P.
  4. Espargaro A.
  5. Marquez M.
  6. Mir
  7. Rins
  8. Zarco
  9. Quartararo
  10. Nakagami
  11. Morbidelli
  12. Vinales
  13. Marini
  14. Dovizioso
  15. Gardner
  16. Binder D.
  17. Di Giannantonio
  18. Fernandez

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme