Moto GP, testet e ditës së parë

Moto GP | 5 vite më parë

Shiu, asfalti i mbushur me papastërti, nuk e kanë kushtëzuar Pol Espargarò të shënojë kohën reord në pistën e Mandalika (01.32.466), në përfundim të xhirove testuese të kryera të premten. Kjo pista që do të presë garën e dytë të botërorit 2022 në Moto Gp. Debutimi i pilotit spanjoll ka qenë tepër i mundimshëm, si pasojë e kushteve atmosferike.

Piloti i Honda HRC ka mundur me vetëm 471 të mijëtat vëllain e tij Aleix, që ka konfirmuar pritshmëritë në rritje të motorit Aprilia. Pas dy vëllezërve spanjollë, është renditur jugafrikani Brad Binder me KTM Factory, me vetëm 6 të mijëtat më shumë. Alex Rins ka qenë i katërti me Suzuki, duke lënë pas kampionin në fuqi të botës Fabio Quartararo.

Jack Miller ka qenë më i miri ndër pilotët e Ducatit, pas tij Aprilia zyrtare e Maverick Vinales dhe  Suzuki i Joan Mir. Në 10 më të mirët kanë qenë Andrea Dovizioso, Joan Mir dhe Jorge Martin. Marc Marquez nuk ka mundur të shkojë më shumë se vendi i 17-të, pas 64 xhirosh të kryera në mandalika.

Ndërsa Francesco Bagnaia e ka mbyllur ditën e parë të testeve në vendin e 22-të me 75 xhiro të kryera. Pilotët e Moto Gp do të rikthehen në pistë të shtunën dhe të dielën, duke shpresuar që kushtet atmosferike të përmirësoren.

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme