Moto GP: Zarco do të niset i pari në Gjermani

Moto GP | 5 vite më parë

Johann Zarco ka arritur të fitojë “pole position” në Grand Prix të Gjermanisë, raundi i tetë i sezonit MotoGP. Piloti francez i ekipit Pramac do të fillojë para të gjithëve në garën e planifikuar për nesër në orën 14:00 në Sachsenring. Në rreshtin e parë, me të Yamaha e udhëheqësit të klasifikimit, Fabio Quartararo dhe Aprilia e Aleix Espargaro.

Rreshti i dytë i hapur nga Ducati i Jack Miller, i ndjekur nga Honda i Marc Marquez dhe KTM i Miguel Oliveira, fituesi i garës së fundit në Barcelonë. Rreshti i tretë me Jorge Martin, Pol Espargaro dhe Takaaki Nakagami, ndërsa 10 të parët janë mbyllur nga Pecco Bagnaia. Valentino Rossi është i gjashtëmbëdhjetë, dhe do të fillojë me Joan Mir dhe Franco Morbidelli në rreshtin e gjashtë.

NISJA

Radha e parë

  1. Zarco
  2. Quartararo
  3. A. Espargarò

Radha e dytë

  1. Miller
  2. M. Marquez
  3. Oliveira

Radha e tretë

  1. Martin
  2. P. Espargarò
  3. Nakagami

Radha e katërt

  1. Bagnaia
  2. Rins
  3. A. Marquez

Radha e pestë

  1. Binder
  2. Marini
  3. Bastianini

Radha e gjashtë

  1. Rossi
  2. Mir
  3. Morbidelli

Radha e shtatë

  1. Petrucci
  2. Lecuona
  3. Vinales

Radha e tetë

  1. Savadori

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme