MotoGP: Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Marc Marquez fiton Çmimin e Madh të Aragonës, ​​etapën e 12-të të Kampionatit Botëror të MotoGP 2024, duke kompletuar një sukses të dyfishtë pas triumfit në Garën Sprint të shtunën.

Spanjolli i skuadrës Gresini dominoi garën nga nisja deri në kthesën e fundit, duke mos pasur konkurrencë. Jorge Martin përfundoi në vendin e dytë me Ducati Pramac, i cili shfrytëzoi në maksimum një fundjavë të vështirë dhe do të largohet për në Misano me 23 pikë avantazh ndaj Francesco Bagnaia.

Piloti zyrtar i Ducatit u bë viktimë e një aksidenti të frikshëm me Gresinin tjetër të Alex Marquez-it teksa po luftonte për podium dhe e mbylli garën në zhavorr: zero pikë, shumë të rënda për kampionatin. Pedro Acosta kompletoi podiumin me Ktm GasGas.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme