Mrekulli në NBA, Lonzo Ball rikuperon nga një dëmtim pas 1006

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Asnjë sportist elitar nuk kishte mundur më parë që të rikuperonte nga një dëmtim në gju si i Lonzo Ball. Basketbollisti i Bulls u dëmtua 1006 ditë më parë në gjurin e majtë dhe tani është rikthyer edhe një herë në parket duke luajtur normalisht.

Ball iu nënshtrua tri operacioneve ku ndërhyri duke bërë transplant menisku dhe kërci. Natën e kaluar ai luajti një ndeshje miqësore me Bulls-at pas plot 2 vitesh, 9 muajsh dhe dy ditësh kur kishte luajtur të fundit.

“Nga ky dëmtim asnjë sportist elitar nuk ka mundur që të rikuperojë, unë dua që të jem i pari”, tha vetë Ball. Rikthimin në parket të lojtarit e festoi edhe trajneri i Bulls-ave. “Lonzo ishte gjenial. Sot lëvizi mjaft mirë, ai në fushë bën lëvizje, të cilat nuk i stresojnë gjurin”, tha Billi Donovan.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme