Mrekullia Infantino! Në tribunë për të parë njëkohësisht dy ndeshje të Kupës së Botës…

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Presidenti i FIFA-s udhëton kudo me avionin e tij për të parë në stadium dy ndeshje në ditë, por këtë herë situata është ekzagjeruar pak.

Orët e fundit janë bërë virale në rrjetet sociale imazhet e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i ulur në tribunën e “Metlife Stadium” të Neë York, duke parë ndeshjen Gjermani-Ekuador. Ai është shfaqur gjithashtu edhe në Philadelphia për të parë Bregu i Fildishtë-Kuraçao, që luhej në të njëjtën orë…

Menjëherë në rrjet u shtrua pyetja: si është e mundur? Shpjegimi është i thjeshtë: mes dy qyteteve ka një distancë që bëhet për 45 minuta me një fluturim direkt, kështu që është shumë e vështirë që Infantino të asistonte në të dyja ndeshjet.

Fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale mund të jenë “fake”, të bëra me inteligjencë artificiale. Sepse presidenti i FIFA-s ishte realisht i pranishëm në ndeshjen Bregu i Fildishtë-Kuraçao.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme