Muça: Letra e Trumpit për Ramën, raport i rilidhur me SHBA-në

Aktualitet | 10 muaj më parë

Gazetari Flogert Muça ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se letra e presidentit amerikan Donald Trump për Shqipërinë që të bëhet pjesë e Bordit të Paqes, është një moment që rilidh raportet e kryeministrit Edi Rama me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Muçës, pavarësisht se kryeministri Rama ka pasur një pauzë në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, marrja e ftesës është një riaktivizim i marrëdhënieve të Ramës me presidentit Trump.

“Mes Europës dhe Trumpit të fortë, Rama ka zgjedhur Trumpin e fortë. A është e mirë për ne apo jo, kjo është çështje tjetër. Sigurisht që Rama me këtë letër dhe me këtë propagandim që i bën letrës luan një lloj presioni ndaj Europës.

Po themi gjatë gjithë kohës që “kjo nuk është letër për Edi Ramën, kjo nuk e shpëton Edi Ramën”. Edi Rama nuk ka thënë; që vetëm mua më ka ardhur kjo letra, as që kjo letra më shpëton jetën mua. As që tani merr fund SPAK-u”. E çuditshmja është që të gjitha ato që nuk i ka thënë Rama i thotë opozita.

Edi Rama përpara se të merrte letrën dhe ky është mendim i alternuar me informacion, letra ka qenë vetëm maja e ajsbergut që kemi parë në raportet e rilidhura të Edi Ramës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama ka pasur pauze komunikimi me administratën e Donald Trump dhe kjo është riaktivizuar. Kjo e mbron Edi Ramën nga narrativa që ai është lënë pas dore nga SHBA”, u shpreh Muça.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme