Muçi: Kuvendi i protestës, një tentativë për të folur. Në vjeshtë protesta do të marrë përmasat e saj
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i ftuar në emisionin “3 D nga Alban Dudushi” në RTSH, komentoi mbledhjen e disa protestuesve në një sallë, duke e cilësuar atë si një përpjekje normale për diskutim dhe shkëmbim mendimesh.
Sipas Muçit, nuk ka asnjë problem që pjesëmarrës të protestës të organizohen për të diskutuar mbi domethënien dhe vijimësinë e saj, duke theksuar se takime të ngjashme janë zhvilluar edhe nga grupime të ndryshme profesionale dhe interesi.
“Në vetvete unë nuk shoh asnjë problem me faktin që disa prej protestuesve zgjodhën të mblidhen në një sallë për të diskutuar dhe të flasin me mendjen e tyre. Takime të ngjashme kanë ndodhur edhe me grupime profesionesh te ndryshme, grupime interesi të profesioneve të ndryshme që janë mbledhur posaçërisht për domethënien ë protestës, vijimësinë e saj dhe në këtë aspekt nuk do ti jepja një rëndësi shumë të madhe faktit që disa njerëz u mblodhën në një sallë për të diskutuar. Është një tentative e rrallës për të folur”, u shpreh Muçi.
Duke folur për ecurinë e protestës, Muçi tha se pret që ajo të marrë sërish përmasa më të mëdha gjatë vjeshtës.
“Në një moment të dytë kam bindjen, sidomos gjatë vjeshtës që protesta do të rimarrë përmasat e saj dhe unë efektin kryesor. Unë mendoj se kjo është forca e saj. Pra ë si të thuash homogjenizimi i saj do ishte në radhë të parë zvogëlimi në numra do ishte përjashtim për të tjerët. Kështu që heterogjeniteti dhe bashkëjetesa e grupimeve të ndryshme brenda protestës”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



