Mungojnë 100 mln euro, Mbape letër zyrtare PSG-së

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Edhe pse u ka shkaktuar një dëm financiar të konsiderueshëm duke u larguar me parametra zero drejt Realit, Kilian Mbape u është drejtuar nëpërmjet një letre zyrtare drejtuese të PSG-së pasi kërkon plot 100 milionë euro.

Mësohet se shifra është akumuluar për shkak të vonesave të PSG, e cila nuk ka paguar rregullisht lojtarin që prej muajit tetor të vitit të kaluar. Sipas shtypit francez Mbape kërkon paga dhe bonuse, të cilat i përkasin sipas kontratës dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë mund të ndjekë edhe rrugë ligjore kunndër ish-skuadrës së vet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme