Mungon zyrtarizimi, Bayerni zgjedh Vincent Kompany për stolin

Vincent Kompany, sipas të gjitha gjasave, do të zërë vendin e Thomas Tuchel në pankinën e Bayernit të Mynihut. Siç raporton Sky Sport DE, zyrtarisht kanë nisur negociatat mes klubit gjerman dhe Burnley për lirimin e ish-mbrojtësit belg, i cili ka kontratë deri në vitin 2028 me anglezët. Prandaj, Kompani mund të vijë në Gjermani vetëm me pagesën e një klauzole të konsiderueshme.
Tridhjetë e tetë vjeç, ai ka drejtuar Burnley-n që nga vera e vitit 2022: ata arritën ngjitjen në Premier League, por u rrëzuan menjëherë, duke përfunduar në vendin e dytë nga fundi në sezonin 2023/24.
Zgjedhja e Bayernit lidhet edhe për arsye gjuhësore: si belg dhe ish-lojtar i Hamburgut, ai e njeh mirë gjermanishten. Pas shumë refuzimeve të marra, çuditërisht bavarezët janë gati të rifillojnë nga Kompany.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




