Muze për “At Gjergj Fishtën” – Investimi në vendlindjen e poetit, pjesë e “Itenerarit Fishtian” Lezhë-Shkodër

Qendra multifuksionale dedikuar poetit mbarë kombëtar “At Gjergj Fishta” ka përfunduar. Objekti është ndërtuar mbi rrënojat e banesës ku ka lindur poeti në Fishtë të Lezhës, ndërsa investimi i financuar nga Qeveria Shqiptare përmes fondit Shqiptar të Zhvillimit është pjesë e projektit të “Intenerarit Fishtian”, që nis nga Lezha dhe përfundon në Shkodër.
“Janë bërë hapësira muzeale, hapësira për pritjen e turistëve vendas, gjithashtu kemi dhe amfiteatrin e jashtëm dhe është kulla e cila është muzeale”, u shpreh Alfred Gjoni, drejtor i punimeve.
Botuese i veprave të Fishtës Frano Kulli thotë se kjo qendër multifuksionale e cila është lidhur përmes një rruge këmbësore dhe me shtëpinë ku ka jetuar “At Gjergj Fishta” do të jetë një atraksion mjaft i rëndësishëm kushtuar kësaj figure.
Investimi i realizuar në Fishtë kap vlerën e 93 milion lekëve të reja si pjesë e itinerarit fishtjan i cili përfshin vendet ku ka jetuar dhe shërbyer françeskani i madh.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




