Muzeu i ”dëshmisë dhe kujtesës” – Një vizitë me përjetime shumë të forta

“Muzeu i Kujtesës” në qytetin e Shkodrës i ndërtuar në ambientet e ish-degës së punëve të brendshme vazhdon të frekuentohet edhe gjatë këtyre ditëve , kur po i afrohemi verës nga grupe turistësh dhe nxënësish shkollash të ndryshme.
“Ka një frekuentim mjaft të madh gjatë periudhës që fillon dhe sezoni turistik në qytetin e Shkodrës, sigurisht nuk mungojnë dhe turistë nga vendet e huaja apo edhe vendas”, tha historiani i Muzeut të “Dëshmisë dhe Kujtesës”, Xherardo Nikjari.
Ky muze turistëve i lë ndjesinë e dhimbjes, teksa vizitojnë ambientet e tij.
“Një muze shumë i veçantë që na lë një ndjenjë keqardhje për të shkuarën e vendit dhe historisë që bart në vetvete. Njësia e dhimbjes na shoqëron teksa vizitojmë këto qeli. Për mua e gjithë kjo vuajtje njerëzore është e tepërt, më vjen shumë keq”, tha një turiste.
“Vijmë nga Kebeku i Kanadasë. Po vizitojmë këto ditë Shkodrën dhe një nga ndalesat është edhe ky muze. Një muze me një të shkuar të errët që na bën të njohim më tepër historinë e qytetit. “E vlerësoj si një vizitë me përjetime shumë të forta”, tha një turiste tjetër.
Çdo vit e më tepër ky muze po tërheq vëmendjen e vizitoreve nga e gjithë bota si një nga vendet identitare të historisë së Shkodrës komuniste.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




